‘Iluzioni për Serbinë e madhe akoma udhëheq politikën zyrtare të Serbisë’

Analisti amerikan Janusz Bugajski ka deklaruar se iluzioni për Serbinë e madhe ende gjendet në qarqet zyrtare të Serbisë dhe kjo e ushqen edhe më shumë iluzionin për Rusinë e madhe. Ai ka shtuar se qeveria në Beograd, nën ndikimin rus, ndihmon partitë që dëshirojnë ta rrezikojnë pavarësinë e Malit të Zi.

“Nëse Serbia dëshiron të bëhet kandidat kredibël për anëtarësim në BE dhe faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, ajo duhet të ndahet nga aparati propagandues i Moskës dhe i trukeve të saj të korruptuara ekonomike”, ka thënë Bugajski për Pobjeden e Podgoricës .

Ai ka shtuar se Serbia në Moskë shikohet si degë ruse e cila mund të ndërhyjë në disa vende fqinje, sidomos në ato ku jeton minoriteti i konsiderueshëm serb.

“Për fat ë keq, qeveria në Beograd shpesh luan sipas notave ruse me sulmet këmbëngulëse ndaj qeverisë malazeze dhe i përkrah partitë dhe politikanët që dëshirojnë ta rrezikojnë pavarësinë e Malit të Zi”, ka thënë ai .

Bugjaski ka shtuar se regjimi i Vladimir Putinit do të vazhdojë ta destabilizojë Gadishullin Ballkanik me promovimin e nacionalizmit radikal, konfliktit etnik, polarizimit politik dhe korrupsion ekonomik.

“Qëllimi i tij është ta ndajë Evropën dhe të minojë ndikimin e amerikan për të arritur dobi strategjike dhe ekonomike për zgjerim të Rusisë. Kohë më parë e ka përkrahur opozitën nacionaliste që kundërshtonte marrëveshjen për emrin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë për ta penguar hyrjen e Shkupit në NATO. Moska do të vazhdojë ta nxisë nacionalizmin ndaj Malit të Zi dhe t’i përkrahë edhe më tej grupet që përpiqen të minojnë ose ta rrëzojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë . Përmes punës në kuadër të NATO-së, Mali i Zi tash ka rastin të çrrënjosë ndikimin fatal rus dhe të krijojë frontin e përbashkët kundër subversionit të Kremlinit “, ka thënë Bugajski. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë