Tony Blair me mesazh për popullin e Kosovës në 20 vjetorin e ҫlirimit

Ish-kryeministri britanik, që konsiderohet një nga figurat më markante në nxitjen dhe realizimin e intervenimit humanitar – ushtarak kundër kancerit të ballkanit – Serbisë gjenocidiale e cila kishte nisur 4 luftëra në ballkan kundër popujve fqinj të pambrojtur për qëllime të ekspanzionit territorial, madje në këto qëllime të ndyra duke mos kursyer as gjenocidin ndaj popujve fqinj të pambrojtur, është deklaruar në vigjilje të 20 vjetorit të ҫlirimit të Kosovës nga okupatori serb duke i dhënë edhe mesazhe popullit të Kosovës në këtë përvjetor jubilar.

Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair 20 vite pas vendimit të NATO-s për të bombarduar Serbinë, ka thënë Britania u përfshi në fushatën e NATO-s, për të parandaluar vrasjet masive në Kosovë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitet në rajonin e shkatërruar nga luftërat.

“Në vitin 1999, mora vendimin si Kryeministër i Britanisë për t’u bashkuar me forcat e tjera të NATO-s për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë, për të parandaluar humbjet jetësh të njerëzve, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës. Përpjekja siguroi një prani paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë, siguroi kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në të gjithë rajonin dhe krijoi një marrëveshje kornizë politike”, ka shkruar Blair në profilin e tij në Facebook.

Ai dërgoi edhe një mesazh në drejtim të popullit të Kosovës, duke thënë se tani 20 vite pas luftës duhet të ndërtohet një e ardhme më e mirë për popullin e këtij vendi.

“Për popullin e Kosovës unë them: Ju keni kaluar nëpër kaq shumë gjëra, por i keni tejkaluar gjithashtu. Tani, duhet të ndërtoni një të ardhme të denjë për njerëzit tuaj. Një shtet brenda familjes së Evropës. Kam besim se ky vizion do të jetë realiteti i ardhshëm për Kosovën dhe popullin e saj”, ka thënë ish-kryeministri britanik në mesazhin e tij në kujtim të këtij përvjetori të rëndësishëm. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë