Kroacia më në fund aplikon për t’iu bashkuar monedhës “Euro”, mirëpritet nga BE-ja

Eurozona ka mirëpritur aplikimin e Kroacisë për t’iu bashkuar monedhës unike. Ministrat e Financave të eurozonës mirëpritën sot aplikimin e Kroacisë për t’iu bashkuar monedhës unike, duke e quajtur këtë lëvizje një shenjë besimi tek euro.

Kroacia dorëzoi të enjten e kaluar aplikimin e saj për t’u bërë pjesë e monedhës unike duke filluar një proces që me shumë mundësi do të kërkojë një vit kohë.

“Qëllimi i Kroacisë tregon se zona euro është një ankorim i qëndrueshëm për stabilitet dhe rritje në Europë dhe që vazhdon të tërheqë anëtarë të rinj”, tha Mario Centeno, kreu i Eurogrupit, i përbërë nga ministrat e Financave të eurozonës.

“Masat që ka marrë Zagrebi për mbikëqyrjen bankare, qeverisjen dhe çështje të tjera kyçe tregojnë vendosmërinë e Kroacisë për të qenë pjesë e familjes euro”, shtoi ai./ATSH/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë