Janjiq: Serbia s’ka ndyshuar që nga koha e Millosheviqit: Nuk i pranon krimet e luftës

Beograd, 23 korrik – Autoriteteve në Serbi nuk iu duhen njerëzit, por rastet dhe ata secilin rast do të përpiqen ta instrumentalizojnë, siç po ndodh me këtë të arrestimit të një serbi në pikëkalimin kufitar Jarinje me akuza për krime lufte. Kështu u shpreh për gazetën “Danas” të Beogradit, Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, në Serbi.

Janjiq, në lidhje me rastin e arrestimit të Goran Stanishiqit ka konstatuar se mungesa e bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës siguron manipulimin dhe instrumentalizimin për qëllime politike të secilit rast i cili është i papëlqyeshëm për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Serbia nuk pranon krimet e luftës që nga koha e Sllobodan Millosheviqit dhe sa i përket kësaj nuk ka komunikim me asnjërin nga shtetet e rajonit. Kështu ndodh me Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën… Pra nuk ka kurrfarë mbrojtjeje, të vërtete, asgjë në atë vështrim, ka vlerësuar Janjiq, transmeton Kha.net.

Ajo që njëmend është e rrezikshme, ka thënë ai, është se rastet e tilla dhe arrestimet e serbëve dhe interpretimet që mund të dëgjohen nga Beogradi vetëm sa e destabilizojnë dhe fusin shqetësime shtesë në komunitetin serb në Kosovë.

Pasojë e kësaj do të jetë që serbët të mos guxojnë më të dalin nga shtëpitë e tyre, konsideron Janjiq. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë