Ministria e Drejtësisë hap konkurs për noterë, në Prishtinë 6 pozita të lira

Ministria e Drejtësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka shpallur konkurs publik për zgjedhjen e noterëve, transmeton Kabllogrami.

“Në bazë të nenit 10 të Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë si dhe vendimit Nr. 122/2019 të datës 22.07.2019 Ministria e Drejtësisë publikon ‘Konkurs publik për zgjedhjen e noterëve’”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Ministria e Drejtësisë ka hapur 79 pozita të lira për noterë për komunat e mëposhtme:

Dragash – 1 (një) pozitë të lirë;

Ferizaj – 3 (tre) pozita të lira;

Fushë Kosovë – 4 (katër) pozita të lira;

Gllogoc – 2 (dy) pozita të lira;

Graçanicë – 4 (katër) pozita të lira;

Gjakovë – 3 (tre) pozita të lira;

Gjilan – 3 (tre) pozita të lira;

Hani i Elezit – 1 (një) pozitë të lirë;

Istog – 2 (dy) pozita të lira;

Junik – 1 (një) pozitë të lirë;

Kaçanik – 1 (një) pozitë të lirë;

Kamenicë – 2 (dy) pozita të lira;

Klinë – 2 (dy) pozita të lira;

Kllokot – 1 (një) pozitë të lirë;

Leposaviq – 1 (një) pozitë të lirë;

Lipjan – 2 (dy) pozita të lira;

Malishevë – 3 (tre) pozita të lira;

Mamushë – 1 (një) pozitë të lirë;

Mitrovica e Jugut – 2 (dy) pozita të lira;

Mitrovica e Veriut – 3 (tre) pozita të lira;

Obiliq – 2 (dy) pozita të lira;

Partesh – 1 (një) pozitë të lirë;

Pejë – 3 (tre) pozita të lira;

Podujevë – 4 (katër) pozita të lira;

Prishtinë – 6 (gjashtë) pozita të lira;

Prizren – 6 (gjashtë) pozita të lira;

Rahovec – 2 (dy) pozita të lira;

Ranillug – 1 (një) pozitë të lirë;

Skenderaj – 2 (dy) pozita të lira;

Suharekë – 2 (dy) pozita të lira;

Shtërpcë – 2 (dy) pozita të lira;

Viti – 1 (një) pozitë të lirë;

Vushtrri – 3 (tre) pozita të lira;

Zubin Potok – 1 (një) pozitë të lirë;

Zveçan – 1 (një) pozitë të lirë;

MD njofton se afati për dorëzimin e dokumentacionit për konkurrim fillon nga data 24 korrik 2019 deri me 7 gusht 2019, dhe se aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e vërtetuara me të cilat dëshmohet se kandidati i plotëson kushtet ligjore, si në vijim:

  • Në kërkesë të shënohet komuna në të cilën aplikon kandaidati;
  • Çertifikatën e shtetësisë;
  • Vërtetimin nga Gjykata se nuk i është hequr zotësia e veprimit;
  • Të ketë integritet personal dhe profesional (deklaratë me shkrim nga aplikuesi);
  • Diploma e Fakultetit Juridik, sipas programit katër vjeçar ose studimet master, kopja e Diplomës duhet te jetë e NOTERIZUAR;
  • Nëse kandidati fakultetin e ka të përfunduar në shtetin tjetër, atëherë kandidati duhet ta sjell diplomën e nostrifikuar dhe Vendimin nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Diploma dhe Vendimi duhet te dorëzohen në kopje te NOTERIZUARA.
  • Vërtetimi për përvojën e punës juridike pas diplomimit konform nenit 5 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 06/L-010 për Noterinë, Vërtetimi duhet të jetë origjinal ose kopje e NOTERIZUAR;
  • Certifikatën për dhënien e provimit të Noterisë, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë;
  • Dëshmia që aplikuesi nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale;
  • Gjendja e llogarisë bankare për 6 muajt e fundit ose dëshmi tjetër që kandidati është në gjendje financiare të themeloj zyrën noteriale, përkatësisht të t’i siguroj lokalet përkatëse dhe pajisjet e nevojshme për ushtrimin e funksionit të noterit.

“Dokumentacioni për konkurrim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (Ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhese Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri 16:00”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë se kur u shpall konkursi i parë për rekrutimin e noterëve të rinj MD tha se do të jetë “1 noter në 10 mijë banorë”.

Anëtarë të PDK-së dhe familjarë e të afërm të tyre, pritet që së shpejti të jenë noterë në shumë institucione dhe komuna.

Opozita akuzoi Ministrinë e Drejtësisë se rekrutimi i noterëve ishte kryekëput politik dhe kërkoi pezullimin. Lëvizja Vetëvendosje e quajti skandal. Por, ministri Abelard Tahiri e kishte quajtur ‘politik’ vet kërkesën e opozitës për ta pezulluar atë, dhe kishte njoftuar se rekrutimi i noterëve të rinj do të nisë së shpejti.

Gjithashtu, ministri Tahiri kishte mohuar se ka pasur konflikt interesi në Provimin e Noterisë. Megjithatë, provimin e kanë kaluar shumë familjarë të politikanëve. Por, mediat patën raportuar se 175 kandidatë e kanë kaluar provimin e fundit me gojë të noterisë, e në mesin e tyre ishin gruaja e ish-ministrit të PDK-së Hajredin Kuçi, gruaja e kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, dhe gruaja e deputetit të PDK-së Rafet Rama.

Siҫ njofton Koha.net, pjesë e noterisë do të jetë edhe djali i axhës së kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Hysni Veseli, dhe dhëndri i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, Ekrem Dreshaj.

Gjithashtu, po sipas koha.net, provimin e noterisë e kanë kaluar edhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe këshilltarë të ministrit Abelard Tahiri. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë