Kamionët me Coca-Cola ndalohen në Kufi me Serbinё

Edhe Coca Cola ndalohet në Kufi. Edhe pse brend ndërkombëtar tё cilin s’e kap taksa e Qeverisё sё Kosovёs prej 100%, në dokumente nuk u shkruan “Republika e Kosovës” por “Kosovë dhe Metohi” dhe kjo sipas njё Vendimi tjetёr tё kohёve tё fundit tё Qeverisё sё Kosovёs, pёrbёn shkelje, raporton Kabllogrami

Aleksandar Radovanovic nga Oda Tregtare e Serbisë, ka deklaruar se nga data 23 nëntor “nëntë kamionë të firmës Coca Cola ndodhen në vendkalimin kufitar Merdarë dhe nuk po mund të hyjnë në Kosovë”, përcjell televizioni publik serb RTS.

Praktika që kompanitë ndërkombëtare, qё prodhojnё dhe janё të pranishme në Serbi me fabrikat e tyre, lirohen nga detyrimi i masës prej 100 përqind tarifë, nuk po implementohet nga Prishtina siç ishte paraparë, pёr shkak tё dokumenteve jo nё rregull nё tё cilat nuk shkruan siç kёrkohet: Republika e Kosovёs, e kjo vlen edhe pёr ato 10 brende ndërkombëtare për të cilat Prishtina zyrtare është zotuar se nuk do t’i tatimojë.

“Mendoj se arsyeja e mos futjes së këtyre mallrave që e kanë si destinacion Kosovën nuk janë futur nё doganё, sepse në dokumente nuk shkruan Republika e Kosovës, siç kërkojnë autoritetet në Prishtinë,”  tha Aleksandar Radovanovic. Tash e tre ditë, diku rreth 9 kamionë me lëngje të Coca Colas, nuk janë duke mundur të kalojnë, pa i ndryshuar dokumentet, ose pa paguar taksën prej 100 për qind. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë