Kancelari Austriak i quan utopike propozimet e Macronit për BE-në

Vjenë, 12 mars – Kancelari austriak, Sebastian Kurz i cilësoi sot si utopike projektet e fundit të Emmanuel Macron për Europën, kryesisht atë të idesë për një page minimale europiane, e në anën tjetër i doli në mbështetje propozimeve gjermane.

”Ka një sërë çështjesh që ne i kundërshtojmë (idetë e Macronit) dhe për këtë arsye jemi të kënaqur nga idetë e paraqitura nga Partia Kristiandemokrate (CDU) e kancelares gjermane, Angela Merkel pasi biem dakord në tërësi’’, tha kancelari konservator austriak për radion publike gjermane, përcjell koha.net.

”Unë mendoj se shumë propozime të Emmanuel Macron janë utopike, kryesisht ato mbi idenë e një unioni social, e të një page minimale europiane’’, thekon Kurz, emrin e të cilit s’ka mundur ta hjekë nga goja ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq për një kohë bukur të gjatë.

Emmanuel Macron propozoi krijimin e një ”mburoje sociale” për europianët dhe përmendi në këtë kontekst pagë të njëjtë për të njëjtin pozicion pune dhe një page minimale europiane, e përshtatur në çdo shtet. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë