Komisionari i BE: Konfirmoj se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për viza

Komisionari i BE-së për Migrim dhe Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.

Në konferencën “Politikat e BE-së për viza”, Avramopoulos ka thënë se duhet ende punë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Konfirmoj që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim. Pas votës në Parlamentin Evropian, kjo çështje tani është në duart e shteteve anëtare”, ka thënë Avramopoulos. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë