Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet intenzive për ndeshjen e së hënës kundër Malit të Zi që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, bënë të ditur Gazeta Online Kabllogrami.
‘Dardanët’ janë paraqitur në stërvitje në mëngjesin e së shtunës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kosova të hënën në ‘Fadil Vokrri’ pret Malin e Zi, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimet për Euro 2020.
Gjasat për kualifikim për Kosovën janë vështirësuar pas fitores së Çekisë në Pragë kundër Anglisë të premten mbrëma me rezultat befasues 2:1 për Çekët.
Kosova tani duhet të rreshtojë fitoret në tre ndeshjet e mbetura kualifikuese, dhe këtë rrugëtim duhet ta nisë kundër Malit të Zi të hënën mbrëma në kryeqyetin kosovar, me fillim në 20:45, për ta bërë të mundur kualifikimin direkt në Euro 2020.
Pastaj i shkon Çekisë dhe në fund i përmbyll kualifikimet në muajin nëntor, ku e pret në Prishtinë kombëtaren angleze.
Duhet thënë se përfaqësuesja e Kosovës e ka edhe një dritare hapur për kualifikimet në Euro 2020, ku do të luajë në pranverë të 2020-ës, në kualifikimet shtesë në kuadër të Ligës së Kombeve për ta siguruar një vend në evropianin e rradhës. /©Kabllogrami/