Konfirmohet edhe viktima e 14 nga rrokullisja e autobusit në rrugën Shkup – Tetovë
Pas mbledhjes urgjente të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se është vërtetuar edhe viktima e 14-të nga aksidenti tragjik i autobusit të “Durmo Turs” në fshatin Llaskarcë të Shkupit.
“Intervenimet e të gjitha institucioneve ishin të shpejta, sonte për fat të keq jetën e kanë humbur 14 persona, 7 prej të cilëve në vendngjarje, 7 nëpër spitale ndërsa 37 janë hospitalizuar”, ka deklaruar kryeministri I Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, njofton Telegrafi – Maqedoni.
Viktima e 14 nuk ka mundur që të tejkalojë lëndimet dhe për fat të keq ka ndërruar jetë.
Qeveria ka shpallur dy ditë zie dhe ka caktuar takim tek familjet që kanë humbur familjarët pas aksidentit të kobshëm. /©Kabllogrami/