Korcert i arrirë, emocionohet Lahaj

Mbrëmë në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” u mbajt koncerti “Ramë Lahaj dhe miqtë”, nën organizimin e tenorit shqiptar me përmasa botërore, koncert i cili sipas kritikës, rezultoi si koncert goxha i arrirë, bën të ditur Kabllogrami.

Mbi një mijë ulëse të programuara dhe nja 200 tjera të shtuara enkas pak para koncertit, për shkak të interesimit tejet të madh, mbrëmë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë  për ngjarjen që tenori i skenave botërore e ka quajtur “Ramë Lahaj dhe miqtë”.

Me koncertin dy orësh, Lahaj, sopranoja Besa Llugiqi, baritonët Kiril Manolov nga Bullgaria e Adhurim Grazda nga Kosova, kanë sjellë një përzgjedhje të perlave të muzikës klasike nën përcjelljen e orkestrës së dirigjuar nga italiani, David Crescenzi. Edhe muzika e bukur shqipe ia shtoi shijen këtij evenimenti mbresëlënës.

E pas koncertit, Lahaj është shprehur tejet emocional për publikun shqiptar. Ka thënë se fati mund të të dërgojë gjithandej botës, por “dashurinë si në tokën e nënës s’e gjen askund”.

“Mundesh me qenë me fat, me i rae tanë dynjasë rreth e përqark, po dashninë si në tokën nanë s’e gjen askund! Aty ku t’a shijojnë e dëgjojnë çdo frymëmarrje, sikur të ishte e fundit. Aty ku vuajtja e gëzimi na rrëmbejnë njëkohësisht, sepse kemi vuajt shumë që m’u mbledhë kështu… pa frikën nga pushtuesi, e për të k’nue gjithçka që na do zemra në tokën që sakrifikuam aq shumë për të”, është shprehur tenori Lahaj përmes një postimi në Facebook.

Tutje, ai tha se “nga sheshi i të madhit Skënderbe, e me hovin e trokut (kalit) të tij, shqiptarët do t’i biejnë botës anë e mbanë, për me tregue që jemi diamanti i Evropës, jo ai qe është shtremnue ndër shekuj”.

“Një falënderim i madh për komunën e Prishtinës, orkestrës mbarëkombëtare dhe kolegëve të mi nga vendi e ndërkombëtarë”, përfundoi tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj.

Lahaj ishte emocional dhe me sa duket shumë i kënaqur pas koncertit të mbrëmshëm, duke premtuar që këtë ngjarje ta kthejë në koncert të përvitshëm, por nuk e harroi as thirrjen për ndërtimin e sallës koncertale të cilën e bëri në fillim të koncertit./©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë