Kryeministri bullgar: Nuk do të lejojmë bllokimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, kërkoi falje para opinionit në Shkup në lidhje me atë që para pak kohe qytetarët e Maqedonisë së Veriut i quajti maqedonas të veriut. Ai tha se qenë një gabim i pa qëllimtë.

Ndërkaq, se a do ta bllokojë Bullgaria Maqedoninë e Veriut në fillim të negociatave me BE-në, nëse komisionet nuk arrijnë marrëveshje, në këtë pyetje, Borissovi u përgjigj se as nuk dëshiron të mendoj se mund të parashtrohet një çështje e tillë.

“Nuk do të lejojmë që të bllokohet Maqedonia, në asnjë rast nuk dua as që të mendoj. Është gabimi im që thash maqedonas të veriut, më falni, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më falni”, deklaroi Borissovi, raporton Tv21 i Maqedonisë.

Borissovi nuk e lejoi gazetarin bullgar as të parashtrojë pyetje se çka do të ndodhë nëse nuk arrihet kompromis mes komisioneve. Ai nuk lejonte që gazetari të përfundojë fjalinë dhe disa herë përsëriti – “është e patjetërsueshme që të arrihet marrëveshje”.

Pyetjes se pse në Sarajevë ka thënë se Goce Dellçev është bullgar, në vend që komisionet të sjellin vendim për këtë gjë, ai nuk ndryshoi qëndrimin.

“Thash se Goce Dellçev është bullgar i cili ka luftuar për lirinë e Maqedonisë. Kjo ishte deklarata. Që të mos më parashtroni pyetje tjera në të ardhmen, profesori Angell Dimitrov është i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve për Goce Dellçevin, për kryengritjet, organizatat. Që të mos ketë hapësirë për sulme të ngjashme politike, ju lutem t’i drejtoheni atij. Kur do të ma japin dosjen se çfarë është dakorduar mes komisioneve, atëherë ne në Bullgari do të vendosim çfarë duhet të bëhet. Këtë skenar duam ta shmangim me çdo kusht”, shtoi Borissov.

Ndërkaq, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha se “ne jemi shembull për Evropën perëndimore dhe Ballkanin. Nuk do të ishte e mundur marrëveshja me Greqinë nëse nuk arrinim marrëveshje me Bullgarinë”.

Në konferencën e përbashkët për media, Borissov dhe Zaev informuan se vitin e ardhshëm Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria së bashku do të kryesojnë në Procesin e Berlinit që do të mbahet në Shkup dhe Sofje. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë