Krerët e koalicionit qeveritar mbi dy orë të mbyllur në takim, gazetarëve u mohohet qasja

Ёshtë duke vazhduar takimi mes partnerëve të koalicionin qeverisës, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, Fatmir Limajt e Behgjet Pacollit.

Në zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj janë mbledhur liderët e koalicionit PDK-AAK-NISMA-AKR, dhe janë ngujuar aty për më tepër se dy orë, duke mos lejuar qasjen e gazetarëve as në oborr të qeverisë.

Partnerët qeveritarë u mblodhën pas zhvillimeve të fundit që kanë rezultuar me përqarje mes tyre. Kryeministri Haradinaj po ngulë këmbë për mosheqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Edhe pas thirrjeve publike të bëra nga ndërkombëtarët e veçmas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Haradinaj ka refuzuar ta heq taksën, pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës, derisa kreu i PDK-së, Kadri Veseli është zbutur duke kërkuar që të pezullohet taksa për 120 ditë, duke ngrënë fjalët e veta të dhëna ditë më parë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë