Kreu i LDK-së: Në asnjë variant s’bëhemi pjesë e Qeverisë dhe Ekipit dialogues
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi nëë faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka thënë se partia e tij në asnjë variant dhe me asnjë kusht s’do të bëhet pjesë e qeverisë Haradinaj, si dhe s’do të bëhet as pjesë e Ekipit negociator, bën të ditur Kabllogrami.
Në vijim mund ta lexoni të plotë postimin e kreut të LDK-së, Isa Mustafa:
“LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në”, ka shkruar ai në Facebook. /©Kabllogrami/