Sulmohet befas konvoji i ushtarëve amerikanë në Siri, katër të vrarë

Katër ushtarë amerikanë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pas një shpërthimi gjatë një kontrolli rutinor në veri të Sirisë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i koalicionit të forcave të udhëhequra nga SHBA-të që luftojnë kundër Shtetit Islamik.

Më herët Reuters citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se incidenti ndodhi në qytetin e Manbixhit. Një grup monitoruesish sirian thanë se nga shpërthimi afër patrollës së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, janë plagosur dhjetra civilë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Sulmi bëhet vetëm disa ditë pasi forcat e Shteteve të Bashkuara kanë filluar procesin e tërheqjes nga Siria.

Një faqe në internet e lidhur me Shtetin Islamik e publikoi një komunikatë, ku thuhej se sulmuesit vetëvrasës kanë shënjestruar një patrullë të forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të në Manbixh.ReL /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë