Kryeministri, LDK-ja e LVV-ja ashpër kundër deklaratës së Thaçit “për korrigjim të lehtë”

Ka ngjallur kundërshtime të ashpra nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe partitë opozitare LVV e LDK, nocioni i presidentit Hashim Thaçi “Korrigjim i lehtë i kufirit me Serbinë”, shprehje të cilën s’e tha këtu, por e ka thënë për herë të parë hapur në Amerikë, përcjell Kabllogrami.

Presidenti Thaçi, për herë të parë, e ka thënë hapur në Amerikë se demarkimi i kufirit është mundësi për ta korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë.

Sipas Thaçit, nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme, raporton televizioni KTV.

Edhe opozita e vlerëson shqetësuese dhe rrezik për shtetësinë e Kosovës qëndrimin e presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve.

Deputetja Vjosa Osmani, thotë se presidenti nuk ka mandat për të folur për këtë. Në këtë drejtim, ajo fajëson edhe ekipin e dialogut që po i qëndron pas idesë së tij.

Për Vetëvendosjen, organizimi i protestave për ta kundërshtuar presidentin Thaçi, është i pashmangshëm. Këtë mundësi, për të folur për ndryshim të kufijve, sipas Vetëvendosjes, e ka mundësuar edhe Ekipi negociator.

Dy bashkëkryesuesit e Ekipt negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të martën paparalajmërim janë takuar në Bruksel me ekipin e ndërmjetësueses së dialogut, Federica Mogherini. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë