Arrstohen dy shtetas të Serbisë për kontrabandim me mallra

Dy burra me shtetësi serbe janë ndaluar dje në Koshuticë për kontrabandim me mallra, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit duke kaluar ilegalisht kufirin shtetëror me veturë, kanë tentuar të kontrabandojnë mall me vlerë rreth 700 euro”, thuhet në komunikatë të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit vetura me mall është dërguar në terminalin doganor ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë