Kafja apo çaji më të shëndetshme

Hulumtimet e fundit thonë se të dyja kanë efekte të mira shëndetësore, dhe nuk ka edhe shumë rëndësi se cilën e konsumoni, bën të ditur Kabllogrami.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hequr kafenë nga lista e produkteve të dyshuara si kancerozë, e gjithashtu disa hulumtime të reja kanë treguar se kafja mund ta shmangë rishfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

Studime tjera sugjerojnë se kafja mund ta parandalojë edhe Alzheimerin.

Sa i përket çajit, hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e çajit kanë më pak mundësi të vuajnë nga kanceri i lëkurës, gjirit dhe prostatës, transmeton Telegrafi.

Çaji i gjelbër, në veçanti, është i pasur me antioksidantë të cilët e limitojnë dëmtimin e qelizave dhe e përmirësojnë sistemin e imunitetit.

Por, a është njëra më e mirë se tjetra?

Ekspertët thonë se kjo është paksa e vështirë të vendoset. Kjo për shkak se është e vështirë të ndahen përbërësit e tyre të ndryshëm, rolin e tyre në dietën tuaj dhe efektet që i kanë në sistemin trupor.

Prandaj, sipas ekspertëve, nuk është se njëra është më e mirë se tjetra, apo njëra shkakton më shumë dëme se tjetra. Konsumimi i tyre në sasi të duhura ndihmon që të keni një trup të shëndetshëm. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë