Kush është gruaja e Palmerit që Daçiqi po i bën ‘publicitet falas’?

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka provokuar një interesim të publikut ballkanas për shkak që gjatë një takimi në Bled të Sllovenisë e ka përmendur prejardhjen serbe të gruas së Matthew Palmer, i cili para pak ditësh është emëruar i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Teksa ka folur në panel, Daçiq ka thënë se e njeh Palmerin prej disa vitesh por ka shtuar se “nuk pret asgjë nga ai”. Por “…unë pres shumë nga gruaja e tij, që është nga ana jonë…dhe siҫ thonë nga ne ‘nga është gruaja juaj, jeni edhe ju’”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

Por kush na qenka gruaja e Matthew Palmer?

Diplomati amerikan, tash i dërguar special për Ballkanin Pernedimor, para disa vitesh kishte treguar se si ishte njoftuar me gruan e tij, Danica Palmer,  për të cilën portali serb ‘telegraf.rs’, shkruan se ka lindur në Beograd. Siç shkruan kjo media serbe, ata ishin njoftuar para disa vitesh kur Palmer punonte si këshilltar politik në Ambasadën e SHBA në Beograd.

Një gjë të tillë Palmer e kishte zbuluar kohë më parë në një intervistë për mediat malazeze duke treguar se ishte takuar me Danica Damjanovic në Beograd, e më pas edhe është martuar me të. “E kam takuar gruan time Danica, ish-Damjanoviq në Beograd disa vite më herët. Edhe pse Danica ka lindur në Beorad, familja Damjanoviq i ka rrënjët në Mal të Zi. Ne kemi një shtëpi në ‘Dobra Voda’, ku e kalojmë shumicën e kohës gjatë verës”, kishte thënë Palmer në vitin 2014 i pyetur nga ‘Vjesti’.

Danica Palmer ka gradën doktore dhe është diplomuar në Universitetin e Beogradit për Shëndetësi, profesion të cilin e ushtron për më shumë se 20 vjet. Gruaja e Matthew Palmer flet gjuhën serbe, kroate dhe spanjolle. Në fund, mediumi serb thekson faktin se është e pamundur që të gjendet një fotografi e saj në internet. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë