Qyteti i Gjilanit promovon “Teatrin Magjik të Fëmijëve”

Hapja e “Teatrit Magjik të Fëmijëve” në fundjavën që lamë pas, në qytetin e Gjilanit, është përcjellë me një rekord të shitjes së biletave prej mbi 300 sosh, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, përcjell Kabllogrami

Me super shfaqjen “Fortnite dhe Super Gjyshja”, është promovuar sot “Teatri Magjik i Fëmijëve”, i cili do të funksionojë si skenë e veçantë në kuadër të Teatrit të Gjilanit, por që u dedikohet ekskluzivisht shfaqjeve e programeve për fëmijë.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka uruar hapjen e teatrit për fëmijë, duke thënë se kjo është bërë realitet falë punës dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të drejtorit të teatrit, Erson Zymberi e trupës teatrale, raporton koha.net.

“Hapja e Teatrin Magjik është lajm i jashtëzakonshëm për kulturën në Gjilan, për fëmijët, arsimtarët e prindërit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që është arritur të bëhet kjo. Ky qytet ka kulturë teatrale dhe po ndihem shumë mirë që do t’i edukoj brezat e ri. E uroj drejtorin e teatrit dhe stafin për këtë arritje dhe ua konfirmoj mbështetjen e Komunës në vazhdimësi”, ka thënë Haziri.

Idea dhe koncepti i shfaqjes “Fortnite dhe Super Gjyshja” është bërë nga Bekim Korça, ndërkaq kanë luajtur: Mejreme Berisha, Njomëza Kalaveshi dhe Avni Shkodra.

Shfaqjet e fëmijëve do jepen çdo të shtunë në ora 12:00, në teatrin e qytetit. /©kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë