A do të del ‘Canon’ i ri me super kamerë që incizon me rezolucion 8K full-frame?

Canon ka thënë se është duke zhvilluar një kamerë full-frame e cila është e aftë që të incizoj video me rezolucion 8K. Shefi i prodhimit në Cannon, Yoshiyuki Mizoguchi ka konfirmuar se kamera 8K tashmë është në seritë R EOS.

Një ide e tillë megjithatë mund të jetë shumë larg, pasi shumë analist thonë se Canon veç se ka ngecur në 4K qe shumë vite, konkretisht nga 5D Mark II, i cili u lansua në 2008-ën.

Mizoguchi ka thënë se Canon është duke punuar në shumë modele të kamerave EOS R tani, e ai 8K mund të mos jetë modeli i ardhshëm i lansuar nga kjo kompani.

“Nuk ka dyshime që një model profesional është duke ardhur, por ndoshta mund të mos jetë ai që përkrah video incizimet 8K”, ka shtuar ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë