Limaj thotё se do tё rriten masat ndaj Serbisë: Reciprocitet edhe për targat e automjeteve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka paralajmëruar Serbinë se Kosova mund ta marrë edhe një masë tjetër ndaj saj, pas vënies së taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, transmeton Kabllogrami

Limaj ka thënë, se Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Ai ka theksuar se një masë e tillë mund të merret shumë shpejt, duke thënë se ministritë kompetente do të jenë të gatshme.

Sipas Limajt, reciprociteti do të detyronte automjetet me targa të Serbisë që t’i ndërronin ato me targa të përkohshme, para se të hynin në territorin e Republikës së Kosovës. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë