Bebe Rexha mes dy yjeve nё kёngёn “Say my name” /Video/

Javë më parë David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin publikuan bashkëpunimin e ri “Say my name”. Kjo këngë u publikua në versionin vetëm video me tekst dhe  është pëlqyer shumë nga publiku, duke kaluar shifrën e 40 milionë klikimeve në YouTube, njofton Kabllogrami

Së fundmi, treshja kanë realizuar edhe klipin e këngës “Say my name”, regjisore e së cilёs është Hannah Lux Davis.

Videoja përmban një gamë të gjallë ngjyrash shumë skena neoni me veshje sensuale dhe lule të ndritshme  tropikale.

Edhe këtë herë këngëtarja shqiptare është shfaqur atraktive dhe provokuese me performancën e saj në klip.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të David Guetta me titull “7” të cilin e lansoi nё shtator. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë