Qeveria porosit Thaçin që të mbrojë interesin e Kosovës e të mos merret me taksën

Përplasjet në distancë mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj kanё vazhduar qё prej lansimit tё idesё serbo-ruse tё Thaçit qё u mundua ta prezentonte si ide tё veten, pёr ndryshim /korrigjim/ tё kufijve tё Kosovёs, e pёrplasjet kanё vazhduar dhe janë shpërfaqur edhe për vendimin për taksёn 100% ndaj mallrave serbe.

Qeveria i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, raporton KTV.

Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit, ka thënë se presidenti nuk e ka diskutuar asnjëherë këtë çështje me kryeministrin. Ai thotë se presidenti duhet ta përfaqësojë interesin e qytetarëve të Kosovës.

Shatri konsideron se nuk është në përgjegjësi të presidentit që të ndryshojë vendimin e qeverisë për taksën. Ai thotë se presidenti po vuan për të qenë çdo ditë i pranishëm në media.

Presidenti Hashim Thaçi i ka thënë gazetës amerikane “The Washington Post”, se është “i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë është e hapur për Kosovën”.

Kjo gazetë po ashtu, ka raportuar se presidenti Thaçi më 21 dhjetor të vitit të kaluar kishte pasur një takim të paraportuar diplomatik në Berlin me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, person i afërt me presidentin Donald Trump.

Vetë ambasadori amerikan nё Berlin, Richard Grenell i ka thënë gazetës amerikane se Thaçi u zotua se do të hiqet masa ndaj produkteve serbe.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, në vazhdimësi, janë përplasur në distancë edhe për idenë e presidentit për korrigjim të kufijve me Serbinë, pёrplsje e cila kulmoi nё njё rivarrim tё dёshmorёve nё fshatin Marinё tё Drenicёs, kur kryeministri i tha presidentit ndёr sy, se nёse ёshtё nevoja do tё luftojё edhe kundёr teje nё mbrojtje tё kufijve tё Kosovёs. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë