Kanë dhënë dorëheqje të katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës qё i takojnё subjektit ‘Lista Serbe’, tё cilёt ndikohen direkt nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe mё pas kanё dalё nё protestё, raporton Kabllogrami
Dorëheqjet vijnë me arsyetimin e rritjes së taksës nga 10 në 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia si dhe arrestimeve të fundit në Veri.
Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka konfirmuar dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Rakiq e ka konfirmuar këtë në një seancë të jashtëzakonshme tё mbajtur nё Mitrovicën veriore. Gjithashtu, bëhet e ditur se Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut miratoi Deklaratën për ndërprerjen e komunikimit me autoritetet e Prishtinës, raporton Kabllogrami
Ndryshe, Marko Gjuriq, zyrtar pёr Kosovёn nё qeverinё serbe, kishte paralajmëruar nё mёngjes se kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës do të japin dorëheqjen sot, gjё qё ndodhi nё realitet, fakt qё dёshmon se subjekti “Lista Serbe” ёshtё thellё i instrumentalizuar nga qeveria aktuale serbe dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tё cilёt e pёrdorin ‘Listёn Serbe’ si “kukulla” apo si “figura shahu” nё pёrpjekje ta destabilizuar Kosovёn dhe pёr tё ringjallur politikat fashiste serbe tё viteve ’90, qё sollёn tmerre e tragjedi njerёzore nё rajon.
Por subjektet tjera politike dhe jo politike serbe nё Kosovё dhe veri tё Kosovёs, aktualisht nё opozitё, tё cilёt ndihen tё kёrcёnuar nga Beogradi zyrtar dhe derivati i saj ‘Lista Serbe’, sidomos pas vrasjes sё liderit opozitar tё serbёve tё Kosovёs, Oliver Ivanoviq, nuk janё deklaruar lidhur me veprimet e fundit qё po bёn ‘Lista Serbe’.
Kujtojmë se ‘Lista Serbe’ gjatë ditës së sotme ka mbajtur protestë për të kundërshtuar taksёn 100% pёr mallrat serbe. Kryetari i Listës Serbe dhe deri më sot kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë nё protestё se taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe aksionet e njësitit special të Policisë së Kosovës, ROSU, në veri të Kosovës, kanё shkaktuar kёtё revoltё qytetare.
“Prishtina i ka dërguar njësitet speciale të armatosura deri në dhëmbë t’i arrestojnë bashkëqytetarët tanë dhe kanë tentuar, përsëris kanë tentuar jo ta arrestojnë por ta vrasin bashkëqytetarin tonë, vëllanë tonë, nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiqin. Vëlla, jemi me ty”, u shpreh sot nё protestё Rakiq, nё mbrojtje tё tё ashtuquajturit “bosi i krimit nё veri”, i dyshuar pёr vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe njёherit nёnkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Ai u bëri thirrje qytetarëve serb të veriut me tone nacionaliste që të mblidhen sërish të nesërmen në vendin e njëjtë, duke thёnё se nga këtu nuk ka mё mbrapa. /©kabllogrami/