Luiza Gega e Franko Burraj dominojnë në Evropianin e Atletikës

Sportistët e Shqipërisë në kampionatin europian ekipor të atletikës që po mbahet në Shkup kanë bërë paraqitje të mira.

Luiza Gega arriti të bindë dhe të fitojë në garën e 3,000 m me pengesa në Ligën e 3-të të turneut kontinental të Atletikës, që po mbahet në Shkup.

Luiza Gega ndali kronometrin në 9 minuta 25 sekonda e 80 të qindtat, e vetmja atlete në pistë që zbriti nën kohën e 10 minutave, transmeton tch. Pas saj në garën shkupjane doli sportistja armene Alaverdian ndërsa e fundit në podium doli serbja Jovanoviq.

Paraqitjet e mira të shqiptarëve në europianin që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut nuk u ndalën me kaq.

Franko Burraj spikati në garën e 400 metrave me vendin e parë, madje duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar. Shqiptari Burraj ndali kronometrin në 46 sekonda e 48 të qindtat.tch /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë