Diellza Kolgeci gati pёr t’u bёrё nёnё, s’i intereson gjinia

Ish-Missi i Kosovës, Diellza Kolgezi, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së parë, por ka shtuar se akoma nuk e di gjininë.

Në Express të KTV-së, ajo ka konfirmuar se është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe pret fëmijën e parë me Fisnik Rugovën, basketbollistin e njohur kosovar.

“Unë e kam paralajmëruar edhe në prill se tash do të fillojë një jetë e re se ishte e planifikuar dhe e menduar. Po ndjehem mirë”, ka thënë ajo.

Kolgeci ka thënë se nuk do që tash ta dijë gjininë e fëmijës, teksa këtë e dinë vetëm Fisi dhe Afërdita (Paqarada), mikeshë e saj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë