Manchester City : Chelsea një me zero në sete, 6:0 me gola

Manchester City e ka dominuar bindshëm Chelsean në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.

Manchester City e ka mposhtur Chelseas me rezultat të thellë, 6:0, si vendas në Etihad Stadium.

Sergio Aguero ishte tejet i disponuar për lojë, ku arriti të realizonte het-trik (13’, 19’ dhe 56’ nga penalltia).

Raheem Sterling ishte në formë, duke arritur që të shënoi dy gola të parin dhe të fundit (4’ dhe 80’), ndërsa në listën e realizatorëve u fut edhe Ilkay Gundogan (25’).

Pas javës së 26-të, Manchester City është në vendin e parë me 65 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e dytë, por kanë një ndeshje më shumë se Liverpool.

Ndërsa, Chelsea ka rënë në pozitën e gjashtë me 50 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në të pestin. Sergio Aguero është shpallur lojtar i ndeshjes, derisa rivali i tij në sulm te Chelsea, Gonzalo Higuain nuk u vërejt shumë në teren. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë