Mot i ftohtë për Vitin e Ri

Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës /IHMK/ përmes një komunikate për media bën të ditur se në ditën e fundit të vitit 2018 pritet të ketë reshje të dobëta bore, kurse përgjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat do të zbresin deri në -7 gradë Celsius, përcjell Kabllogrami.

“Temperaturat minimale për ditën e nesërme parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”, thotë IHMK.

Më tutje thuhet se nga dita e martë do të ketë rënie të temperaturave minimale duke vazhduar deri -7 gradë Celsius në fundjavë, ndërsa maksimalet do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e javës që lamë pas.

Shtypja atmosferike vazhdon t’i mbajë vlerat e mbi normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë