Mot i përzier, me diell e vranësira të shumta gjatë tërë javës në Kosovë

Sipas parashikimeve të meteorologëve, Kosova do të karakterizohet me mot të përzier, me diell dhe vranësira të dendura gjatë pesë ditëve të ardhshme, transmeton Kabllogrami.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjysma e parë e kësaj jave do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe intervale kohore me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të zhvendosen në stade të ndryshme të troposferës, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet nëpër territoret e caktuara, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit, do të jenë në formë stuhish.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri 17 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri 32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 9 m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë