Haradinaj i “mshon keq” Austrisë që ka nis të mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shprehet se i di arsyet pse Austria po mbështet ndarjen e Kosovës. Ai ka kujtuar dasmën e kryediplomates austriake korrikun e vitit të kaluar në të cilën i ftuar ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Nusja Karin Kneissl është përgjegjëse në qeverinë austriake për punët e jashtme. Rusi I kishte dhuruar asaj lule dhe gjatë dasmës edhe kishin vallëzuar bashkë.

“Ishte shumë domethënës fakti se presidenti Putin mori pjesë në dasmën e Ministres së Jashtme të Austrisë. Pastaj shihni kush është për ndarje të Kosovës, Kancelari i Austrisë. Pra Putini i shkoj në dasmë ministres që ia bën politikën e jashtme, përfshirë Ballkanin”, thotë Haradinaj, përcjell gazeta express.

“Nuk i shkoj Trumpi në dasmë, nuk i shkoj Merkeli por i shkoj Ministres së Jashtme të Austrisë Vladimir Putin në dasmë edhe vallëzoi me nusen’, tregoi Haradinajt skenat që kishte parë në media.

“Nëse ne nuk dijmë me i lexu këto deklarata ne nuk e meritojmë as shtetin”, tha i pari i ekzekutivit.

Haradinaj mbetet kategorik kundër ndryshimit të kufijve. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë