Senatorja Lizin: Sikur edhe ajri i pastër të vinte nga Serbia, të isha shqiptare kurrë s’do ta blija

Është duke u bërë shumë zhurmë rreth taksës 100% ndaj mallrave serbe. Siç tha ditë më parë edhe kryeministri Haradinaj, më shumë zhurmë po bëjnë vendasit në Kosovë (ata që nënë e babë e kanë vetëm intersin personal për përfitime materiale – pra servilët e kuislingët e qelbur që ditën e nisin me “dobro jutro” apo “günaydın”), se sa ndërkombëtarët.

Bile, ndërkombëtarët duke parë këta vendasit nostaligjik për ish-okupatorët tanë t’cilët gati na zhbënë si komb – kanë nisur të bëjnë presion se taksa duhet hequr. Kështu që, taksa 100% ndaj mallrave serbe vazhdon të jetë aktuale në shoqërinë tonë.

Kur jemi në këtë pikë, dikur ish senatorja belege Anne Marie Lizin, kishte deklaruar: “Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia, dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija. Do të më dukej përbuzje ndaj të gjitha viktimave”.

Mbase ndërgjegjësim dhe përgjigje më të mirë ndaj servilëve kuislingë, që kanë dalë në këtë botë nga nëna shqiptare, por që kanë humbur rrugën e dëshirojnë të tjetërsohen në ata që desh na zhdukën, nuk mund të ketë.

Po e mbyllim këtë shkarravitje germash me një fjali të shkrimtarit të shquar francez Jean Paul Sartre: “I urrej ata që u thurrin lavde pushtuesve të tyre”. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë