Pamje trishtuese e çarjes së digës në Brazil që mori jetën e 300 personave /video/
Pamjet e momentit të tmerrshëm të çarjes së digës në jug të Brazilit që shkaktoi 300 të vdekur e të zhdukur, kanë nisur të qarkullojnë vetëm tani, duke dëshmuar qartë sesa të pashpresë ishin njerëzit e ndodhur pranë saj.
Filmimi është siguruar nga një televizion lokal. Në të shihet sesi një dallgë e vërtetë cunami prej balte e dheu përplaset mbi kantierin e kompanisë “Vale SA”, incidenti i dytë i këtij lloji në njërën prej minierave të saj në më shumë se 3 vjet, shkruan tch.
Hetimet mbi ngjarjen e rëndë vazhdojnë, derisa thuhet se 5 persona janë arrestuar lidhur me këtë rast. Kompania “Vale SA” që është kompania më e madhe prodhuese e mineraleve të hekurit dhe nikelit në botë, thotë se po bashkëpunon plotësisht me hetuesit.
Bilanci i fundit i viktimave të kësaj tragjedie është 110 të vdekur të konfirmuar dhe 238 persona që ende rezultojnë të zhdukur.
Korrespondentët thonë se në momentin e fatkeqësisë, sistemi i alarmit të instaluar nga firma për të paralajmëruar rezidentët mbi rrezikun që po afron, nuk ka funksionuar. /©Kabllogrami/