Motit në ditët vijuese, me acar arktik

Nga dita e diel, një vorbull ciklonike që me masa të ftohta polare do të zbarkojë mbi rajon dhe pritet të sjellë reshje të dobëta bore, e në fillim të javës pritet të depërtojë acari i vërtetë arktik në drejtim të vendit tonë, që do të zbres ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës pritet depërtimi i një cikloni nga Atlantiku deri në Mesdheun jugor, që mbi vendin tonë mund të sjellë kushte për reshje më intensive të borës.

Gjatë ditës së shtunë, për shkak që nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, kualiteti i ajrit do të jetë i pashëndetshëm, e nga dita e diel, pritet të fryjnë erëra mesatarisht të fuqishme, ku pritet që vlerat e indeksit të zbresin në normale dhe të mira.

Temperaturat e ajrit do të mbeten nën vlera mesatare. Në fundjavë minimalet do të luhaten nga -9C deri në -4C, e maksimalet nga -2C deri në +2C. Në fillim të javës minimalet pritet të zbresin edhe deri në -11C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe me fuqi mesatare nga drejtime të ndryshme 1-9m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë