Ndihmat humanitare për Venezuelën, digjen nga Maduro sapo hyjnë në kufi

Një kamion me ndihma digjet në kufirin Kolumbi-Venezuelë, derisa Maduro që fitoi zgjedhjet e kontestuara për president në mandatin e dytë, i ka prishur  marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë.

Një kamioni në kolonën që po tentonte të dërgonte ndihma humanitare në Venezuelë nga Kolumbia i është vënë flaka të shtunën, duke dërguar shtëllunga tymi të zi, tregojnë pamjet e një televizioni venezuelas, transmeton Reuters.

Turmat nisën të largonin pakot e furnizimeve nga kamioni i dytë, tregojnë pamjet, në po të njëjtën ditë që trupat besnike venezuelase të presidentit Nicolas Maduro hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj përkrahësve opozitarë që provonin të shpërndanin ushqim e medikamente, përcjell Koha.net.

Ndërkaq, Maduro tha se qeveria e tij ka prishur marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë dhe do të dëbojë një pjesë të stafit diplomatik kolumbian pas ky shtet asistoi përpjekjet e opozitës për të futur ndihmat humanitare në vend.

“Durimi u harxhua, nuk mund të duroj më, nuk mund të pajtohemi më me faktin se territori i Kolumbisë po përdoret për sulme kundër Venezuelës. Për këtë arsye kam vendosur të prish të gjitha marrëdhëniet politike dhe diplomatike me qeverinë fashiste të Kolumbisë”, ka thënë Maduro në një fjalim.

Ai ka thënë se ambasadori dhe stafi konsullor i Kolumbisë, duhet të largohen nga Venezuela brenda 24 orëve. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë