Sonte dy ndeshje interesante të Ligës së Kampioneve

Sonte me fillim në ora 21:00 luhen dy ndeshje tejet interesante të 1/8 të Ligës së Kampionëve. Liverpooli e pret në Anfield Road, Bayernin e Minhenit, për t’u ballafaquar kështu dy super-ekipe në garën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve, raporton Kabllogrami.

Derisa ndeshja tjetër jo më pak interesante luhet në Lion të Francës, ku ekipi nikoqir Lioni e pret Barcelonën nga Katalonia – një rajon me popullsi dhe zhvillim ekonomik të ngritur, që mëton të pavarësohet nga pushtimi spanjoll shumë vjeçar.

Ajo që vlen të përmendet është se, ylli shqiptar te Liverpooli, Xherdan Shaqiri sonte do të përballet me ish-skuadrën e tij, Bayern Munichu në Anfield Road.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar: “Ndeshje speciale për mua sonte kundër ish-klubit tim”, ka shkruar Shaqiri.

Foto: Xherdan Shaqiri me fanela të Liverpool dhe Bayern Munich

Mbetet të shohim se a do të jetë Shaqiri në formacionin startues apo do të futet më vonë, për të parë impaktin e tij në ndeshje, kundër ish-klubit të tij. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë