Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, shtyhet për nesër seanca

Disa nga partitë shqiptare ku me zëshmja është ajo e Zijadin Selës, po kërkojnë që me ndryshimet kushtetuese, gjuha shqipe të hyjë si gjuhë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë, e jo si gjuhë që e flet 20% e popullatës. Ata kanë edhe disa kërkesa tjera për barazi dhe dinjitet mes qytetarëve që jetojnë në atë shtet të arsyetuara bukur, por që Zaevi s’po don t’i përfshijë ato në ndryshimet kushtetuese. Në të kundërtën partitë shqiptare konsistente në këto qëndrime (fatkeqësisht vetëm disa prej tyre), kanë thënë se nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, bën të ditur Kabllogrami. 

Është shtyrë për nesër seanca e Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën duhet të votohen ndryshimet kushtetuese. Pas fjalimit të kryeministrit, Zoran Zaev ku kërkoi nga deputetët të mbështesin ndryshimet kushtetuese, është mbyllur seanca e sotme,

Zaev ka theksuar se me votimin e tyre do ta ndihmojnë rrugën e Maqedonisë drejt NATO-së dhe BE-së, në të kundërtën do të izolohen.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shtyrë seancën për nesër. Ai ka deklaruar se është duke i dhënë kohë më tepër deputetëve të lexojnë rezymenë e kryeministrit të shtetit.

Media të afërta me opozitën shkruajnë se Zaevi nuk i ka 80 votat e nevojshme për ndryshme kushtetuese, andaj kjo ka qenë arsyeja e shtyrjes së seancës. Kurse nga partia e Zaevit janë të bindur se i kanë votat e nevojshme për këtë proces. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë