Hahni shpreson shumë që këtyre ditëve të hiqet taksa ndaj mallrave serbe

Komisionari evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Johannes Hahn, ka thënë se shpreson që këtyre ditëve do të arrihet marrëveshja me Kosovën për taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës. Është për t’u habitur fakti se si komisionerët e BE-së asnjëherë nuk e panë të udhës që ta kritikojnë Serbinë për obstruksionet që vazhdimisht ia bënte Kosovës pothuaj në secilën marrëveshje që kishte nënshkruar me Kosovën, në të cilat BE-ja ishte ndërmjetëse, shkruan Kabllogrami.

Hahn, në Bruksel, gazetarëve ua përsëriti ofertën për të negociuar barrierat tregtare në një format të veçantë. Tha se për taksën duhet gjetur një zgjidhje.

“Shpresoj të arrijmë një marrëveshje me Kosovën këtyre ditëve”, tha Hahn, transmeton Koha.net. Ai shtoi se pret që këtë ose javën tjetër të arrihet edhe pajtimi final në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë.

Sipas Komisionarit Hahn, nga zgjedhjet në Parlamentin Evropian nuk priten ndryshime radikale. Tha se do të ketë rritje të “militantëve anti-evropianë”, por jo në atë numër sa të nxisin ankthe. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë