Njihuni me kandidatët demokratë që garojnë për president të Amerikës

Shumë kandidatë me profesione të larmishme dhe me origjinë të llojllojshme identitare nën siglën e Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet që t’i hyjnë garës për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fund të vitit 2020, për ta sfiduar presidentin aktual të SHBA-ve që vjen nga rradhët e Partisë Republikane, Donald Trump, njofton Kabllogrami.

Në fillim ju sjellim disa nga emrat e demokratëve të cilët akoma nuk kanë dalë hapur si kandidatë, por që pritet ta bëjnë dhe mund të cilësohen si kandidatë seriozë për ta sfiduar Trumpin, për të pasuar me ata kandidatë që tashmë zyrtarisht kanë konfirmuar se po hyjnë në garën zgjedhore:

Një numër i madh i figurave me peshë të kampit demokrat nuk kanë vendosur ende, përfshirë ish-zëvendëspresidentin e Barack Obama, Joe Biden, senatorin dhe ish-kandidatin në parapraket demokrate, Bernie Sanders, senatoren Amy Klobuchar, senatorin Sherrod Brown, ish-deputetin e Dhomës Beto O’Rourke, miliarderin Michael Bloomberg dhe guvernatorin e Shtetit të Montanës, Steve Bullock. Edhe Hillary Clinton mund t’i hyjë garës, ndonëse s’ka ende shenja mohuese apo pohuese nga kampi i saj.

Ndërsa, në vijim ju sjellim listën e kandidatëve të parë që zyrtarisht po hyjnë në arenën zgjedhore nga rradhët e demokratëve.

Elizabeth Warren

68-vjeçe, senatorja e Massachusetts starton garën përkrah figurave të rëndësishme të demokratëve. Duke sfiduar polemikën mbi origjinën e saj të largët amerikano-indiane, ish-pedagogia e drejtësisë në Harvard, e cilësuar “Pocahontas” nga presidenti Donald Trump zyrtarizoi kandidaturën e saj më 2 shkurt. Ajo u spikat për kritikat e artikuluara ndaj gabimeve të Wall Street, transmeton KosovaPress.

Cory Booker

Senatori me ngjyrë karizmatik dhe i njohur në sajë të medias, shpesh i krahasuar me Barack Obama, Cory Booker shpalli kandidaturën e tij më 1 shkurt duke predikuar bashkimin në një Amerikë të përçarë. Ish-kryebashkiaku i Newark, në New Jersey, ky ndjekës i Twitter dhe orator i spikatur 49 vjeç, prej vitesh aludohej të ishte pjesë e garës për presidencialet.

Kamala Harris

E shumëpritura, senatorja e Kalifornisë e cila aspiron të bëhet presidentja e parë me ngjyrë e SHBA-së njoftoi kandidaturën e saj përvjetorin e lindjes së Martin Luther King, më 21 janar. Vajza e një shkencëtare indiane në mjekësi dhe një ekonomisti nga Xhamajka, Kamala Harris 54 vjeçe fillimisht ka mbajtur postin e prokurores së San Francisco më pas mori drejtimin e Shërbimit Gjyqësor të gjithë Kalifornisë (2001-2017).

Kirsten Gillibrand

Senatorja e New Yorkut u bë e njohur për luftën kundër ngacmimit seksual, veçanërisht në radhët e Ushtrisë, përpara emergjencës së lëvizjes #MeToo që mbështet në mënyrë aktive.

Julian Castro

Nipi i një emigrante meksikane dhe ish-sekretarit të Shtetit gjatë presidencës së Barack Obama, Julian Castro shpalli kandidaturën në anglisht dhe spanjisht më 12 janar, në mesin e debateve me tone të larta për emigracionin. Ish-kryebashkiaku i qytetit të San Antonio, në Teksas i moshës 44 vjeç shpreson të emërohet presidenti i parë hispanik i SHBA-së.

Pete Buttigieg

Kryebashkiaku i ri në moshë i qytetit South Bend, në Indiana iu bashkua garës më 23 janar me një mesazh tërësisht të orientuar drejt së ardhmes. Ish-ushtarak i moshës 37 vjeç ai do të renditet kandidati i parë që shfaqi hapur homoseksualitetin e tij në presidencialet amerikane nëse fiton parapraket e demokratëve.

Tulsi Gabbard

Vetëm 37 vjeçe, e zgjedhura e Dhomës së Përfaqësuesve me origjinë nga Hawaï u hodh në garë më 11 janar. Mbështetëse e Bernie Sanders en 2016, ish-ushtarakja u kritikua për takimin e saj me liderin sirian, Bachar Al-Assad në valën e luftës civile, dhe për deklaratat e mëparshme antihomoseksuale që më pas shprehu keqardhje.

John Delaney

I zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve ku ai përfaqëson Maryland, John Delaney është përfshirë shumë herët në garë që në korrikun 2017, por shanset për të duken të pakta.

Andrew Yang

Biznesmen shumë pak i njohur, i lindur në 1975. Ai u pozicionua në garë pothuajse pa zhurmë që në fund të 2017, duke paralajmëruar për rreziqet e teknologjive të reja mbi punësimin amerikan. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë