Filmi “Streha mes reve” i Robert Budinës në “Tallinn Black Nights Film Festival”

“Streha mes Reve”, filmi i dytë me metrazh të gjatë i skenaristit dhe regjisorit shqiptar Robert Budina, do të ketë premierën e tij botërore në konkurrimin zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights.

U paraqit në festivalin e ‘Tallinn Black Nights Film Festival’ filmi i regjisorit shqiptar Robert Budina, “Streha mes reve”. Ky film vjen si njē financim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në bashkëprodhim me RTSH.

Në filmin “Streha Mes Reve”, në rolin kryesor, atë të Besnikut, luan aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj i njohur për filmat: Taken, Harry Potter dhe Deathly Hallows.

Filmi tregon historinë e Besnikut, një bari që vuan nga një çrregullim mendor, i cili po kujdeset për të atin, një ish komunist, në një fshat në Shqipërinë malore të Veriut. Atje ku fetë e ndryshme kanë gjetur një mënyrë për të bashkëjetuar paqësisht, Besniku është një musliman i devotshëm, nëna e tij ishte katolike dhe vëllai i tij u kthye në besimin ortodoks në Greqi, shkruan Shqip, pёrcjell Kabllogrami. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë