Presidenti dje në Washington, krye në vete dhe pa kurrëfarë turpi vazhdoi të promovojë planin e tradhëtisë

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare për mëse tre dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesë e shquar e lobit shqiptaro-amerikan, Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër kundër politikës dëshpëruese që po e udhëheq presidenti në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, sidomos qëndrimi i tij në përkrahje të interesave të kahmotshme serbo-ruse për ndarje të Kosovës, transmeton Kabllogrami.

Ai në një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se “Presidenti i vendit dje në Washington DC, krye në vete dhe pa kurrëfarë turpi vazhdoi të promovojë planin e tradhëtisë me para të taksapaguesve tanë”. Ai veçon disa “risi” të Thaçit në diskursin e tij antikombëtar.

Sipas Bekteshit “kësaj radhë (Thaçi) erdhi më një semantikë të re “Korrigjim i lehtë””, që profesori Ramazan Bekteshi e quan “risia e tij e radhës” për ta provuar planin e tij të tradhëtisë kombëtare.

Ramazan Bekteshi

Risia tjetër që e promovoi Thaçi në Washington, sipas profesor Bekteshit është kur me plotë gojën (Thaçi) tha se “Rusia, Putini do t’a përkrahin pajtimin e Kosovës me Sërbinë”. Afirmimi i Rusisë n ë Amerikë, sipas Bekteshit është thikë për BE-në dhe SHBA-në kur dihet se Putini është diktator dhe aneksues i territoreve të shteteve fqinje dhe armik i demokracisë. Sipas tij “Ftesa e HTH që Putini të vizitoj Kosovën dhe dëshira për hapjen e ambasadës sonë në Moskë mund edhe të joshë Moskën të kerkoj që të jetë pjesë e marrëveshjes perfundimtare”.

“Risia tjetër është se ai me vetëbesim i tha gazetarit te VOA se ai ka nënshkruar edhe dy demarkacione tjera të vështira me Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi, dhe asgjë s’ndodhi, duke n’a bërë me dije se ai sërish do t’a bëjë dhe kurgjë s’do të ndodhë sipas tij” shkruan Bekteshi.

Ai duke cituar Thaçin tutje në intervistën për VOA shkruan: “Ne vazhdim (Thaçi) tha se, marrëveshja me Sërbinë do të sillte paqe dhe kurrë s’do të bëhej luftë mes Kosovës e Sërbisë. Pse HTH beson se Serbia nuk do të hynte në të ardhmen në konflikt me Kosovën nuk e kuptoj fare, kur dihet se Serbia historikisht ka qenë e pabesë dhe ka bërë disa gjenocide ndaj shqiptarëve në shekullin e fundit”.

Në fund të postimit të tij, profesor Bekteshi shprehet: “Çuditërisht, HTH vazhdon mos të jetë transparent me qytetarët e vet, flet sikur u flet fëmijëve, dhe askush s’çohet t’i pengoj veprimet e tij destruktive. Opozita nuk vepron, hesht Akademia, hesht Universiteti, a ka profesorë dhe studentë sot Kosova si dikur, apo do të lejojmë para syve tanë Kosovën sërish të n’a e sakatosin!”

Në vijim mund ta lexoni të plotë postimin e profesor Ramazan Bekteshit nga SHBA-ja lidhur me vizitën e Thaçit në Washington DC:

Postimin e tij, Ramazan Bekteshi e shoqëron me këtë imazh

“Alexandria, VA – Miq të nderuar, Presidenti i vendit dje në Washington DC, krye në vete dhe pa kurrëfarë turpi vazhdoi të promovojë planin e tradhëtisë me para të taksapaguesve tanë. Ai kësaj radhë erdhi më një semantikë të re “Korrigjim i lehtë”, pra kjo është risia e tij e radhës.

Risia tjetër që promovoi këtu me gojën plotë tha se, “Rusia, Putini do t’a përkrahin pajtimin e Kosovës me Sërbinë”. Afirmimi i Rusisë dhe Putinit nga HTH është një thikë për BE-në, SHBA-në, dhe Kosovën, kur dihet se Putini si diktator është në konfrontim me demokracinë dhe aneksues i territoreve të shtetit fqinjë, e dënueshme kjo me të gjitha konventat ndërkombëtare. Ftesa e HTH që Putini të vizitoj Kosovën dhe dëshira për hapjen e ambasadës sonë në Moskë mund edhe të joshë Moskën të kerkoj që të jetë pjesë e marrëveshjes perfundimtare.

Risia tjetër është se ai me vetëbesim i tha gazetarit te VOA se ai ka nënshkruar edhe dy demarkacione tjera të vështira me Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi, dhe asgjë s’ndodhi, duke n’a bërë me dije se ai sërish do t’a bëjë dhe kurgjë s’do të ndodhë sipas tij.

Ne vazhdim tha se, marrëveshja me Sërbinë do të sillte paqe dhe kurrë s’do të bëhej luftë mes Kosovës e Sërbisë. Pse HTH beson se Serbia nuk do të hynte në të ardhmen në konflikt me Kosovën nuk e kuptoj fare, kur dihet se Serbia historikisht ka qenë e pabesë dhe ka bërë disa gjenocide ndaj shqiptarëve në shekullin e fundit.

Çuditërisht, HTH vazhdon mos të jetë transparent me qytetarët e vet, flet sikur u flet fëmijëve, dhe askush s’çohet t’i pengoj veprimet e tij destruktive. Opozita nuk vepron, hesht Akademia, hesht Universiteti, a ka profesorë dhe studentë sot Kosova si dikur, apo do të lejojmë para syve tanë Kosovën sërish të n’a e sakatosin!” /©Kabllogrami/

Shënim: Ramazan Bekteshi është një veprimtar i shquar për mëse tri dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me lidhje të afërta në politikë-bërjen amerikane në nivelet më të larta, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare në përgjithësi, në veçanti për çështjen e Kosovës, që kulmoi me çlirimin dhe bërjen shtet të Kosovës me ndihmën vendimtare të SHBA-së.

President Bush and Ramazan Bekteshi in Chicago Illinois
Hillary and Bill Clinton with Ramazan Bekteshi
Al Gore, Ramazan Bekteshi and Bill Clinton
Foto: ulur Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova, William Walker, rendi i dytë: Eliot Engel, Ramazan Bekteshi, Lukaj
Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë