OKB-ja me raport të ri për Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i OKB-s Antonio Guiteres, është i brengosur për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në veriun e Kosovës, për çka ka ftuar liderët e të dyja vendeve që të përmbahen nga hapat të cilët edhe më tutje do të rrezikonin gjendjen në teren.

“Tensionet mes Prishtinës dhe Beogredit kanë vazhduar të rriten dhe të ndikojnë negativisht në mundësinë e një dialogu produktiv”, thuhet në raportin tremujor të shefit të OKB-s për Kosovën.

Guiteres si problemin më të madh në marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve, e ka potencuar taksën që Kosova e ka aplikuar kundër produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

Ai në të njëjtën kohë ka paralajmëruar liderët e të dyja vendeve që të shmangin veprimet që mund të kontribuojnë edhe më shumë në rritjen e tensioneve dhe me hapa pajtues të kërkojnë mënyrën për përparime në dialog i cili ndërmjetësohet nga BE-ja.

Raporti i ri i shefit të OKB-s, u është dërguar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në kohën kur ky organ ende nuk dihet nëse gjatë muajit shkurt do të diskutojë rreth mbajtjes së seancës së posaçme për Kosovën, pasi këtë e kundërshtojnë shumë shtete, si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë