Opera “Scanderbeg” nga Vivaldi sot premierë në Prishtinë

Organizatorët e realizimit të premierës koncertale të operës “Scanderbeg” nga Antonio Vivaldi, sё bashku me performuesit nga ansambli italian “Aurata Fonte”, kanë mbajtur dje njё konferencë për media, raporton Kabllogrami. Besa Luzha, profesoreshë ne Universitetin e Prishtinës, ka thënë se falë ndihmës që kanё dhënë Qeveria, zyra e kryeministrit dhe komuna e Prishtinës, kjo operë është bërë e mundur të realizohet në këtë kohë dhe në kryeqytetin e Kosovës, bёn tё ditur Kabllogrami

“Një iniciativë që ka nis prej vitit të kaluar me korrespodencën e Perikliut. Kjo iniciativë e gjeti mundësinë për tu realizuar sivjet, sepse me Perikliun dhe Alketën u gjet momenti i duhur që sivjet në kuadër të manifestimeve qё qeveria po bën për Skënderbeun, tё përputhën mirë oraret dhe ne ja arritëm ta sjellim këtë operë”, ka thënë mё tutje Luzha, raporton Kabllogrami.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, gjithashtu ka pёrshёndetur dhe ka uruar organizatorët për organizimin e kësaj opere, duke thënë se nuk ka qenë e lehtë për ta të sjellin trupën muzikore në Prishtinë.

Foto: Perikli Pite
musicale.lsmarconi.it
Foto: PERIKLI PITE
unilitacagli.blogspot.com

Perikli Pite, ideator dhe përgjegjës i projektit, ka prezantuar historikun e Vivaldit ndërsa ka thënë se opera nuk do të luhet siç është luajtur në kohën kur është shkruar dhe kompozuar.

“Kur fillova studimet për muzikën baroke nuk e dija se ekziston një muzikë e tillë për Skënderbeun. Rastësisht duke mbledhur materiale pash që disa gjëra lidheshin me njëra tjetrën. Një nga personazhet kryesore që ne kemi materiale, ka qenë një ambasador në Vjenë, ish koleksionist i dorëshkrimeve dhe në koleksionet e tij u fut veprat e Vivaldit dhe më vonë i shiten bibliotekës së Torinos. Aty janë me qindra e qindra vepra të Vivaldit”, tha ai, duke vazhduar tutje të tregoi se Vivaldi fillon të përhapet në gjithë Austrinë.

“Vivaldi ishte i njohur në botë për instrumente por jo për opera. Për ta realizuar më shpejtë operën ai sillte këngëtarët e vet. Ai i njihte këngëtarët e vet. Do të ekzekutohet në nëntë arje. Teksti për Skënderbeun është shumë i bukur”, u shpreh tutje Pite.

Opera “Scanderberg” do të shfaqet sot në orën 20:00./©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë