Klubi i Taekwondos së Kosovës sjell 6 medalje nga Bullgaria

Dje dhe pardje, mё datën 1 dhe 2 dhjetor u mbajt turneu ndërkombëtar i Taekwondos Hereya Open 2018 në Sofia, kryeqytetin e Bullgarisё.

Ekipi i Kosovës u përfaqësua në këtë garë me 16 garues, në kategoritë për fëmijë, kadetё, juniorё dhe seniorё.

Pjesëmarrës ishin afër 1000 garues nga shtete të ndryshme.

Ekipin e Kosovёs e pёrfaqёsonin trajnerët Flamur Visoka dhe Arsim  Agushi, derisa fitues tё medaljeve ishin: 1.Denis Bllaca, medalje  të artë; 2.Elda  Zeqiri, medalje të argjendtë; 3.Natyra Kadriu, medalje të argjendtë; 4.Lea Aliu, medalje të bronztë; 5.Jon Gashi,  medalje të bronztë; dhe 6.Arnis Agushi, medalje të bronztë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë