Parashikimi i motit: Me diell deri të premten, nga e shtuna pritet shi

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, do të mbesin të qëndrueshme, pothuaj gjatë gjithë javës, duke sjellë mot me diell dhe vranësira të lehta, njofton Instituti Hidro-meteorologjik i Kosovës për javën në vijim, përcjell Kabllogrami.

Të premten pritet të ketë luhatje të vlerave termike dhe barike, kështu që gjatë ditës do të krijohen kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët dhe nëpër territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri në 7m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë