Policia e Kosovës përgënjeshtron spekulimet e Beogradit: Në veri situata e qetë
Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar spekulimet e medieve të Beogradit për situatën e sotme në veri, të cilat pretendonin se ka eskaluar situata dhe se autoritetet kosovare po ushtrojnë presion ndaj popullatës lokale serbe.
Në një bisedë për portalin KoSSev, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se “situata është normale, se nuk ka ndonjë gjë konkrete dhe se Policia e Kosovës po punon në pengimin e krimit të organizuar dhe po ndërmerr aksione në bazë të detyrave dhe obligimeve të veta”.
Edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin veri i Besim Hoti i ka thënë këtij portali se komunikacioni në veri po zhvillohet normalisht. /©Kabllogrami/