Pompeo po shpreson në një ujdi me Turqinë për kurdët e mbetur në mëshirën e fatit

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka shprehur besimin se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia mund të bien dakort për mënyrën se si të mbrojnë rebelët kurdë në Siri, pas tërheqjes së trupave amerikane.

Agjensia e lajmeve Associated Press njoftoi se Pompeo ka biseduar me Ministrin e Jashtëm turk dhe thotë se një marrëveshje e mundshme është duke u negociuar.

Pompeo tha se arritja e një mirëkuptimi do t’i mundësonte Turqisë të mbronte veten dhe ndërkohë do të linte të qetë kurdët që nuk përbëjnë kërcënim për të.

Pompeo gjithashtu është optimist se kurdët që luftuan përkrah forcave amerikane kundër Shtetit Islamik në Siri, nuk do të braktisen.

Turqia i konsideron grupet kurde të Sirisë si terroristë dhe është zotuar t’i sulmojë, për faktit se kurdët kërkojnë t’u njihet e drejta e kombit të veçantë dhe të kenë një autonomi në territoret ku jetojnë, e për këto kërkesa Turqia assesi të pajtohet.

Këto kërcënime janë shtuar ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë filluar tërheqjen nga Siria, bazuar në urdhrin e Presidentit Donald Trump, me çka i la në baltë kurdët që deri dje i kishin aleatë dhe në mëshirën e fatit të zotit për vet ekzistencën e tyre, nën kërcënimin permanent të Turqisë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë