Prej tash edhe fëmijët do të pajisen me letërnjoftim

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Letërnjoftim, me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, transmeton Kabllogrami

Me aprovimin e ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji, nuk ka nevojë më të pritet që një individ të ketë 16 vjet për të pasur të drejtë për t’u pajisur me letërnjoftim.

Prej tash, të drejtë për letërnjoftim kanë të gjithë personat, përfshirë edhe të porsalindurit. Ndryshe, koncept dokumenti për letërnjoftim ishte parashikuar në planin vjetor të Qeverisë për vitin 2018. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë