Qeveria po paralajmëron taksë të re ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës nuk po zbrapset sa i përket sanksioneve që po i merr për shtetin serb. Në mbledhjen që po mbahet tash në rend dite është futur për votim edhe një masë e re.

Në mbledhjen që kryeministri Ramush Haradinaj po mban me ministrat po pritet qe të merret vendim për ndalimin e brendeve ndërkombëtare që hyjnë në Kosovë nga Serbia. Tashmë kjo pikë është vënë në rend të ditës për diskutim, pёrcjell lajmi.net.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës fillimisht i pati vënë taksë prej 10% të gjitha produkteve serbe e boshnjake. E njëjta më vonë u rrit  nё 100% qё nxiti reagime të shumta.

Kryeministri u deklarua se taksa do të hiqet vetëm atëherë kur shteti serb do të njohë Kosovën. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë