Argjentina e Messit eliminohet nga Brazili në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës

Brazili u kualifikua në finale të Kupës së Amerikës pasi që arriti fitore me rezultat 2:0 kundër Argjentinës, të martën në Belo Horizonte në stadiumin “Estadio Mineiaro”. Kjo është finalja e parë e Brazilit pas një pritjeje 12 vjeҫare, derisa ekipi i Argjentinës së Lionel Messit pati vërejtje të shumta në referimin e ndeshjes, transmeton Kabllogrami.

Golat e shënuara nga Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino bënë që Brazili të triumfojë kundër Argjentinës në fazën gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Ishte Gabriel Jesus shkëlqeu për skuadrën e Brazilit, duke e shënuar golin hapës para se ta krijonte golin e Roberto Firminon në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, që u zhvillua në stadiumin “Estadio Mineiaro”.

E drejtuar nga Lionel Messi, Argjentina i pati mundësitë e veta, duke e goditur dy herë shtyllën përmes yllit të Barcelonës dhe Sergio Agueros.

Mirëpo, mundësitë e tyre u lanë në harresë nga goli i Firminos në minutën e 71-të të ndeshjen për tetë-herë kampionin, Brazilin.

Në atë që ishte një fillim i furishëmpër Argjentinën , Leandro Paredes shkoi shumë afër golit për Argjentinën, mirëpo goditja e tij e fortë shkoi pak më lart sesa që dëshironte argjentinasi.

Jesus ishte në formë të mirë që nga fillimi dhe ai e shënoi golin e parë të ndeshjes për Brazilin në minutën e 19-të.

Dani Alves luajti në mënyrë të jashtëzakonshme për ta liruar Firminon në krahun e djathtë të zonës. Firmino e bëri harkimin që çoi deri te goli i Jesusit.

Pas golit të parë, Brazili u kthye prapa në mbrojtje për ta ruajtur rezultatin dhe Argjentina shkoi afër golit të barazimit kur ora shënoi 60 minuta.

Harkimi i mirë i Messit nga një gjuajtje e lirë u shfrytëzua nga Aguero, por Brazilin e shpëtoi shtylla.

Philippe Coutinho e pati një mundësi të mirë ta dyfishonte rezultatin e Brazilit në minutën e 56-të, por goditja e tij shkoi lart mbi portë, pas një pasimi të mirë nga Jesus.

Dhe, vetëm një minutë më vonë, Argjentina e goditi shtyllën përsëri. Këtë herë, topi i goditur në stilin “vollej” nga Messi nga krahu i majtë u ndal nga shtylla.

Argjentina vazhdoi ta dominojë lojën përderisa ishte në kërkim të golin të barazimit, mirëpo në vend të barazimit, Brazili e përfundoi një kundërsulm të shpejtë duke e dyfishuar rezultatin, falë punës së mirë të bërë nga Jesus. duke pasuar në mënyrë të mrekullueshme topin përFirminon, i cili me një goditje të lehtë e çoi rezultatin në 2:0.

Kjo ishte goditja vendimtare për Argjentinën dhe Brazili tashmë e ka siguruar një vend në finale, ku do të takohet të dielën ose me Kilin, ose me Perunë që do të luajnë në gjysmëfinalen tjetër. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë